LAJMI I FUNDIT:

“Po eci” arrin dy milionë klikime, Unikkatil: Nuk e kam në plan të ndalem

“Po eci” arrin dy milionë klikime, Unikkatil: Nuk e kam në plan të ndalem

Ditë më parë reperi i njohur, Unikkatil u rikthye me një projekt të ri muzikor.

Kënga “Po eci” ngjalli reagime të shumta dhe u konsiderua ‘diss’ për reperi tjetër, Fero i cili iu kundërpërgjigj menjëherë.

Fero lansoi këngën “BMW” si një ‘diss’ për Unikkatilin por duke i përfshirë edhe dy reperët e tjerë Mozzik dhe Getinjo.


Foto: Unikkatil/Instagram

Pavarësisht kësaj, dy vëllezërit nga Ferizaj nuk kanë reaguar ndaj reperit nga Gjilani, ndërsa vet Unikkatil tashmë ka paralajmëruar një tjetër projekt.

Kënga “Po eci” deri më tani ka grumbulluar dy milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube, dhe teksa ka konfirmuar këto shifra në një postim në Instagram, Viktor Palokaj (emri i plotë) ka thënë se nuk planifikon të ndalet më.

Foto: Unikkatil/Instagram

“Faleminderit. Këtë herë nuk e kam në plan me u ndalë”, ka shkruar Unikkatil në postim.

Rikthehet Unikkatili, publikon këngën "Po eci"
Lexo po ashtu Rikthehet Unikkatili, publikon këngën "Po eci"

Mbetet të shihet se çfarë po planifikon  këtë herë reperi, po padyshim një tjetër projekt i ri muzikor nga ai do të mirëpritej nga fansat e tij të shumtë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Magazina
Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Magazina
Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Magazina
Kalo në kategori