Si t’ia dalim ne nënat t’u mësojmë bijve tanë që në këtë vend të mallkuar nuk ka rëndësi sedra, por fjala? Që burrnia nuk është dhuna, por mençuria për të shuar konfliktin? Që nuk ka rëndësi ç’të dikton shoqëria, por familja?
Si t’ia dalim ne nënat të rrisim bij të denjë dhe jo pjella fotokopje të kapadaillëkut mashkullor shqiptar? Si t’i mësojmë djemtë që kur hasen me djem të tjerë të etur për përplasje të mësojnë të tërhiqen e ndërrojnë rrugë, dhe jo të bëhen viktima të ngacmimit “hajde sqarohemi jashtë!”?
Po ça burrnie është t’i marrësh jetën një burri tjetër? Po ça burri do bëhesh ti një ditë, o djalë? Po çfarë burri do e mësosh tët bir të bëhet mor djalë, kur të bëhesh vetë burrë?
Po ça burrash mban ky dheu ynë, qe nuk duan gratë e tyre që i besojnë inferiore, gratë e tyre që i shpullosin ‘se dajaku ka dalë prej xheneti’, vajzat e tyre që i lënë pa shkollë, e i martojnë që 15 vjeç, që motrat e tyre i ruajnë si xhandarë e me motrat e të tjerëve tallin menderen për t’i çuar një herë në krevat, e nëse, larg qoftë, nuk ia dalin s’lënë vend pa trumbetuar “kurvllëkun” e tyre të pafajshëm?
Po ça burrash mban ky dheu ynë që mirë që nuk duan gratë, po që s’duan as burrat? Që burri me burrin ka armiqësi e jo vllazëri? Që burri me burrin ka sedër e jo miqësi? Që burri me burrin nxjerr thikën e jo shtrëngimet e duarve?
Po ça burri je o plak! O dak! O shok! O Njish! O Trap! O trap kaluar trapi! Që lë lesht në lloto, në bixhoz, në cigare! Që ju punojnë gratë me turne, që lajnë pjata, bythë plakash, rrugë me pështymet që ju nxirrni nga goja juaj që ça nuk nxjerr, kur ecni rrugëve e kruani hallatet për qejf të hallateve, edhe para vajzave e grave, vetëm sepse mundeni, sepse jeni burra.
Po ça burri je ti që rreh vetëm sepse mundesh?! Po ça burri je ti që vret vetëm sepse mundesh?!
Po kush trapin je ti, o burrë, që bën si Zot e si shkop e i merr jetën tjetrit?
Po pse, meshkujt në Shqipëri janë aq mutërisht të pasigurt te vetja, saqë nga mëngjesi në darkë duhet të japin prova burrnie? Te shpejtësia e makinës, te cigarja pa heq akoma cicën e mamit, te seksi pa bërë as dashuri, te leku pa i thënë punës një herë mirëmëngjes, te vrasja pa thënë një herë ‘më fal’!
Po ça problemi ke me veten o plak, o dak, o trap!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren