LAJMI I FUNDIT:

Plomp: Të rinjtë të dalin masovikisht në zgjedhje

Plomp: Të rinjtë të dalin masovikisht në zgjedhje

Ambasadori i Holandës në Maqedoni, Wouter Plomp, së bashku me zv.avokatin e popullir Naser Veseli dhe përfaqësues nga Asocioni civil MOST, sot kanë qëndruar në Kumanovë ku janë takuar me të rinjtë e Kumanovës, kryesisht studentë me të cilët kanë biseduar për temëm “Maqedonia dhe BE-ja në periudhën parazgjedhore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Porosia më e rëndësishme është se qytetarët duhet të votojnë dhe se ajo është vota e tyre dhe vota për ardhmërinë e tyre. Qëllimi i këtij takimi është që t’i jepet besim i fuqishëm, para se gjithash njerëzve të cilët duhet ta transmetojnë porosinë se votimi duhet të jetë qëndrim personal. Kush do të na udhëheq këtu pas 11 dhjetorit është vendim i qytetarëve, ndërsa bashkësia ndërkombëtare është këtu vetëm për të monitoruar dhe të sigurojë kushte adekuate për zgjedhje korrekte”, deklaroi Plomp.

Ambasadori i Holandës shprehu kënaqësi që është i pranishëm në Kumanovë, duke përkujtuar se qytetarët edhe pas ngjarjeve të 9 majit të vitit të kaluar treguan se si duhet të ruhen marrëdhëniet ndëretnike./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori