LAJMI I FUNDIT:

Platforma e BlackBerry tani në veturat e Ford

Platforma e BlackBerry tani në veturat e Ford

BlackBerry ka njoftuar së fundmi se ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë e veturave Ford Motors, përmes të cilës Ford do të mund të përdor sistemin operativ të BlackBerry, QNX, poashtu edhe softuerin e sigurisë.

Produktet e BlackBerry do të përdoren në linjat e reja të veturave të Ford dhe për këtë BlackBerry do të krijojë një ekip të ri të cilët do të jenë të angazhuar të sjellin këto produkte si dhe sistemin operativ QNX Neutrino tek veturat e reja.

“E ardhmja e veturave është drejtpërdrejt e lidhur me intelegjencën artificiale. Unë besoj se përvoja jonë në softuere të sigurta na bënë neve kompaninë e preferuar për të ofruar shërbime ‘smart’ në vetura,” ka deklaruar John Chen, drejtori ekzekutiv i BlackBerry.


“Ford është një lider në industrinë e automobilave dhe mundësia për të kontribuar teknologjinë tonë të klasit të parë në produktet e tyre është një privilegj. Aplikimi i gjerë i softuerëve dhe shërbimeve tona në pajisjet e Ford ilustron diversitetin dhe vlerën që ne mund të sjellim në treg.” – thuhet në deklaratën e Chen.