Qeveria e Bullgarisë ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe shërbimit inteligjent së NATO-s informatat për “Operacionin Patkoi" - planin e serb të ish diktatorit serb Slobodan Milosevic, për spastrim etnik të Kosovës në vitin 1999.
Kjo informatë u zbuluar nga ish ministrja e Jashtme bullgare Nadezhda Neynski (atëherë Nadezhda Mihajlova), në dokumentarin "Operacioni Patkoi," të kanalit privat bullgar bTV.
"Ia sigurova ministrit të Jashtëm gjerman Joschka Ficsher – respektivisht NATO-s – raportin që posedonte qeveria bullgare dhe që tregonte qartë se ekzistonte plani ‘Patkoi’, i përgatitur me kujdes nga shërbimet sekrete të Serbisë dhe kreut të atëhershme të shtetit Milosevic, e që kishte dy qëllime. I pari – shkatërrimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dhe i dyti, spastrimi i Kosovës nga shqiptarët etnikë. Ky plan gufoi me depërtimin e masave të mëdha të shqiptarëve nga Kosova. Ka filluar në fund të muajit shkurt 1999", ka thënë Neynski, aktualisht deputete, në dokumentarin e titulluar "Historia sekrete e Planit Patkoi".
Dokumentari zbulon informacione se si operacioni “Patkoi” i Miloshevicit u rrëmbye nga zbulimi ushtarak i Bullgarisë dhe iu dha qeverisë bullgare të partisë djathtiste UDF (Unioni i Forcave Demokratike) dhe kryeministrit Ivan Kostov (1997-2001).
Sipas ministres së atëhershme Neynski (Mihajlova), kabineti i Kostovit vendosi që t’ia ofroj NATO-s informatat, të cilat pastaj ajo ia dorëzoi si raport ministrit të atëhershëm të Jashtëm gjerman, Joschka Fischer.
Fushata e pastrimit etnik në Kosovë, ishte arsyetimi formal i NATO-s për intervenim ushtarak në Kosovë në vitin 1999, në kampanjën tremujore të bombardimeve të Serbisë, përmes të cilave u larguan forcat e Slobodan Milosevicit nga Kosova. Operacioni "Patkoi" i Serbisë (atëherë ende mini-Jugosllavi e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi), besohet të ketë filluar si një operacion kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryesuar nga Kryeministri i tashëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Dokumentari i bTV për këtë plan përqendrohet edhe në refuzimin e Bullgarisë për të pranuar refugjatët nga Kosova gjatë krizës së vitit 1999, duke theksuar se qëndrimi i qeverisë ishte "i drejtë".
"Ju e dini se kishte presion të madh në Bullgari që të pranonte refugjatët”, thotë Neynski, duke theksuar se autoritetet e atëhershme bullgare ishin të shqetësuara për "palestinizimin" e mundshëm të konfliktit të Kosovës.
"Për fat të keq, në Ballkan këta njerëz mund të kishin siguruar lehtë armë, dhe do të mund të bënin sulme në Serbi përmes kufirit tonë, duke përfshirë shtetet fqinje në konflikt dhe duke e ndezë në zjarr Ballkanin. Pra, kjo çështje korrespondon me çështjen e komentuar atëherë dhe sot – nëse Bullgaria bëri gabim që nuk pranoi refugjatët. Besoj se ky vendim ishte kryesori për të siguruar stabilitetin e Bullgarisë”, thotë ish-ministrja.
Sipas saj, qeveria bullgare që në vitin 1999 i siguronte NATO-s raporte për planin “Patkoi”, edhe pse shërbimi inteligjent ushtarak paralajmëroi se informacioni nuk mund të verifikohet.
"Kur ke të dhëna të tilla, është logjike që ne do t’ua sigurojmë ato partnerëve tanë. Në qoftë se ata e shohin të jenë jo bindëse, kanë të drejtë të mos i përdorin. Por, ky ishte një alarm që ne si politikanë me përgjegjësi kombëtare duhej ta përcillnim me qëllim të mbrojtjes së vendit tonë”, thotë Neynski, duke shtuar se ministri i Jashtëm gjerman, Fischer, e mori me seriozitet raportin e zbulimit ushtarak bullgar.
Neynski gjithashtu komentoi pohimet se “Plani Patkoi” i Milosevicit, për spastrimin etnik në Kosovë, nuk ka ekzistuar por se është fabrikuar nga inteligjenca perëndimore për të arsyetuar bombardimet kundër Serbisë.
"Ky plan ka ngritur shumë emocione, sepse në esencë ka legjitimuar luftën në Kosovë – domethënë, për të gjetur një shpjegim për çështjet për të cilat janë brengosur, nëse shkalla e madhe e eksodit është shkaktuar nga bombardimet apo diçka tjetër. Përgjigja është se ato janë shkaktuar nga diçka tjetër dhe se ky ishte ‘Plani Patkoi’ i shërbimit inteligjent serb”, shpjegon ajo, duke shtuar se dëbimi masiv i shqiptarëve etnikë nga Kosova ka filluar rreth 25 shkurt 1999, “kur nuk kishte logjikë që këta njerëz që të largohen nga Kosova".
"Nuk ka asnjë mënyrë që 400 mijë njerëz të zbresin nga malet e ta braktisin Kosovën. Nuk duhet të jesh politikan ose një oficer i zbulimit që ta dini këtë. NATO dhe koalicioni ndërkombëtar nuk ishin amatorë që do të merrnin thjeshtë një pjesë të informacionit. Ai ishte i verifikuar nga të gjithë dhe u zbulua se ka të vërteta në të”, thotë Neynski.
"Unë përfundimisht besoj se Bullgaria u soll në mënyrë shumë dinjitoze atëherë, dhe arriti të parandaloj ndoshta ngjarjet dramatike në rajon". /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?