Gatishmëria e Boris Johnsonit për të dëmtuar shanset e Mbretërisë së Bashkuar për të pasur marrëdhënie të ndershme me Brukselin, duke e rishkruar marrëveshjen e tërheqjes nga BE, është në qendër të debatit politik dhe mediave.
Por, projektligji për të krijuar një treg të përbashkët pas Brexit-it në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, tregon një përçmim për kornizën kushtetuese aktuale që ka Mbretëria e Bashkuar. Duke pohuar epërsinë e padiskutueshme angleze, kryeministri po e fton më këtë sjellje Skocinë që të largohet nga unioni.
Në Whitehall dhe Westminster, ashtu si dhe Edinburg, po forcohet ideja se Brexit-i e ka bërë të pashmangshme pavarësinë e Skocisë. Bashkimi anglo-skocez i vitit 1707 ishte një marrëveshje e bërë në kushte të caktuara.
Johnson është shprehur se nuk ekziston “diçka e tillë”, pasi kufiri midis dy kombeve ishte një produkt i padijes. Skocia nuk hoqi dorë as nga kufiri i saj apo kombësia e saj -dhe as nga sistemet e saj të dallueshme ligjore dhe arsimore.
Unioni kishte të bënte me bashkëpunimin jashtë vendit. Skocia siguroi qasje në perandorinë britanike në zhvillim, dhe Anglia tek sipërmarrësit, inxhinierët dhe administratorët e talentuar. Me perandorinë që tashmë i përket historisë shkuar, Brexit-i i ka dhënë fund çdo koncepti të një sipërmarrje të përbashkët përtej brigjeve britanike.
Në vend të kësaj, Skocisë i vendoset përpara një zgjedhje: nëse qëndron me Anglinë, ajo duhet të shkëputet nga Evropa. Votimi pro në referendum për t’u larguar nga BE-ja, ishte shumë i gabuar. Kërcënimi për të sfiduar ligjin ndërkombëtar në rrugën drejt një Brexit-i pa marrëveshje, rrezikon ta lërë Skocinë të izoluar në skajin e kontinentit evropian.
Historia na tregon gjithashtu për kontrastin e mprehtë mbi kulturën dhe temperamentin politik të nxjerrë në pah nga koronavirusi. Performanca e të dy kombeve në frenimin e përhapjes së virusit nuk ka qenë aq e ndryshme; por stilet kanë qenë disa kilometra larg njëri-tjetrit. Qëndrimi i kujdesshëm dhe transparent i administratës së Partisë Kombëtare Skoceze të Nicola Sturgeon, kontraston me strategjinë e zgjedhur nga Downing Street.
Në këtë pikë – me zonjën Sturgeon që kërkon një përsëritje të referendumit për pavarësi të vitit 2014, dhe sondazhet që tregojnë një shumicë të shtuar të skocezëve në favor të pavarësisë – një qeveri e besueshme pro-unionit në Westminster do të deklaronte se asgjë nuk është e paracaktuar.
Anglia dhe Skocia janë pasuruar që të dyja nga partneriteti që kanë pasur. Historia është shkruar nga veprimi i njerëzve. Që një qeveri pas Brexit-it të funksionojë, duhet të ketë një zgjidhje të re midis katër pjesëve përbërëse të unionit. Fuqia e rimarrë nga Brukseli duhet të shpërndahet në çdo cep të Mbretërisë së Bashkuar.
Por, Johnsoni po ndjek kursin e kundërt. Publikisht ai e deklaron veten një ithtar të unionit; privatisht siç raportojnë zyrtarët e Whitehall, ai është dëgjuar ta përbuzë Skocinë si “shumë të majtë”-dhe që shpenzon para të mbledhura nga taksapaguesit anglezë, për një sistem shumë të kushtueshëm të mirëqenies sociale.
Ky paragjykim, reflektohet edhe në ligjin që është paraqitur tani në parlament për të krijuar një treg të përbashkët në Mbretërinë e Bashkuar. Përtej klauzolave të diskutueshme, që do të hiqnin dorë nga disa dispozitat në marrëveshjen e daljes, për të mbajtur kufirin e hapur në Irlandë, qëllimi thelbësor i ligjit të ri është të shtrëngojë kontrollin e Anglisë mbi pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.
Vendimet mbi normat e ushqimit dhe mjedisit, ligji i punës dhe standardet industriale, që deri tani ndaheshin me Brukselin, do t’i përkasin tani vetëm Westminsterit. Kompetencat mbi shëndetin dhe arsimin që mbaheshin nga parlamentet e Skocisë dhe Uellsit dhe Asambleja e Irlandës së Veriut, do të zbehen.
Westminster do të vendosë nëse do të anulojë apo jo rregullat e rritjes së kafshëve, që aktualisht ndalojnë importet e pulave nga SHBA-ja. Sigurisht, një grup i përbashkët rregullash është i nevojshëm për të mundësuar funksionimin e lirshëm të tregut në Mbretërinë e Bashkuar.
Por nuk ka asnjë arsye pse kombeve të tjera të unionit, t’u ndalohet e drejta e fjalës në negocimin e marrëveshjeve tregtare, në vendosjen e standardeve, apo që normat në mbarë Mbretërinë e Bashkuar të përjashtohen nga një lloj gjykimi kombëtar.
Jo, tani deputetët anglezë në Westminster do të vendosin se çfarë të hajë Skocia. Në fakt, ky projektligji– siç është denoncuar hapur nga qeveria pro-unionit në Uells, por edhe nga zonjaSturgeon – është një dhuratë për nacionalizmin skocez, dhe një provë se Skocia centristetashmë është një e “burgosur” e konservatorizmit të djathtë anglez.
Përgjigja e Johnsonit ndaj kritikave të kësaj qasjeje, që i përshtatet vetëm anglezë, është të këmbëngulë se ai thjesht do ta bllokojë pavarësinë. Edhe nëse, siç sugjerojnë sondazhet, nacionalistët skocezë fitojnë një mandat qeverisës në zgjedhjet skoceze të vitit të ardhshëm, ai do të parandalojë mbajtjen e një referendumi.
Nëse kjo dështon, ekziston edhe një plan B. Votuesve skocezë do t’u thuhet sërish se mbështetja e tyre nga taksat e anglezëve, do të thotë që ata nuk mund ta përballojnë shkëputjen. Që të dyja qasjet u shërbejnë nacionalistëve:e para duke legjitimuar akuzën e SNP se Anglia po e katandis Skocinë në një shtet vasal; e dyta duke shfaqur një përbuzje të llogaritur për të aktivizuar nacionalistët.
Sigurisht, pavarësia do të sillte sfida të rënda ekonomike. Por nëse pati një leksion nga vota pro Brexit në vitin 2016, ai ishte që identiteti kombëtar e tejkalon ekonominë. Cilido qoftë rezultati me këtë projektligj, Brexit-i ka dobësuar edhe lidhjet midis Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe.
Por, tensionet në union fillojnë me ekuilibrin midis Westminster dhe Edinburgut. Ndarja mund të mos jetë diçka e paracaktuar, por askush nuk duket aq i vendosur sa Johnson që të detyrojë Skocinë të shkojë drejt pavarësisë. /Burimi: Financial Times/Në shqip nga: bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Scott-Bessent-trump-e1739295458994-780x439.jpg)
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht