Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur të dielën në fshatin Rekë të Kaçanikut.

Siç njofton policia viktima është dërguar për trajtim në QKUK.


“Rreth orës 20:15, policia është informuar për një rast plagosje të një personi. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ambulanca, ku sipas mjekut kujdestar dyshohet se personi është i plagosur me armë zjarri dhe është drejtuar në QKUK në Prishtinë”.

Zyrtari për Informim i Policisë, Agim Gashi, ka bërë të ditur se lidhur me rastin është duke e bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe duke mbledhur informata për identifikimin e personave të dyshuar për këtë rast të cilët veç janë larguar prej vendit të ngjarjes./Telegrafi/