LAJMI I FUNDIT:

Plagosje me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një person

Plagosje me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një person
Foto: Ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Nysret Gjurkaj.


Ai tha se ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 18:30.

“I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërkohë që policia ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me rastin”, ka thënë Gjurkaj.

Ndërkohë, lidhur me rastin është arrestuar një person./Telegrafi/