LAJMI I FUNDIT:

Plagosja me thikë e adoleshentit në Fier, dy nxënësit u konfliktuan në oborrin e shkollës për shkak të një postimi në Snapchat

Plagosja me thikë e adoleshentit në Fier, dy nxënësit u konfliktuan në oborrin e shkollës për shkak të një postimi në Snapchat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në Cakran të Fierit, ku dy adoleshentë të moshës 17-vjeçare janë përfshirë në një sherr të çastit në oborr.

Si pasojë, njëri prej tyre ka përfunduar në spital pasi është goditur me thikë, ndërsa tjetri është arrestuar dhe marrë në pyetje.

Raportohet se autori ka dëshmuar se shkak për sherrin është bërë një debat mes të rinjve për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme.


Ata janë konfliktuar sapo kanë hyrë në oborrin e shkollës.

Raportohet se shkolla është e pajisur me roje dhe oficerë sigurie, ndërsa mësimi ka vijuar normalisht, dhe situata është mbajtur nën kontroll.

Në lidhje me sherrin mes dy 17-vjeçarëve në një gjimnaz të Fierit, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur, ka reaguar edhe prokurorja e rastit, Oliana Gjergjefi. Ajo ka qenë vetë e pranishme në shkollën ku ndodhi ngjarja duke ndjekur nga pranë hetimet për rrethanat e incidentit. Gjergjefi tha se në momentin e sherrit kanë qenë të pranishme edhe dy mësuese të cilat janë marrë në pyetje.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori