LAJMI I FUNDIT:

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Një person mbeti i plagosur të shtunën në Mitrovicë, pasi që dy persona gjuajtën me armë zjarri në drejtim të tij.

Ilmi Prekazi nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, tha për Telegrafin se nga incidenti me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur një 38-vjeçar.

Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë rast.


Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:46 në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime, nën dyshimin se dy të dyshuar kosovar për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij”, thuhet në raportin 24 orësh.

Tutje policia bënë të ditur se të dyshuarit gjenden në arrati, ndërkaq viktima është dërguar në QKUK.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati”, ka bërë të ditur policia.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë.

Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë” dhe i njëjti vazhdon të hetohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Kronika e Zezë
Kalo në kategori