Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër nga Vushtrria ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga burri i saj i dyshuari mashkull  kosovar  (me probleme psikike).

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.


Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.

I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/