LAJMI I FUNDIT:

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë
Foto: Ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Pejës.

Policia ka njoftuar se viktima gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri ,me ç’rast është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, njofton policia.


Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme. /Telegrafi/