Plagoset aksidentalisht 58-vjeçarja në Podujevë, policia shoqëron në stacion dy të dyshuar
Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor të dielën para mesnate pasi dyshohen se janë përfshirë në një rast të plagosjes aksidentale të një femre 58-vjeçare në Podujevë.
Nga ora 23:50 është policia ka pranuar informata për një rast të plagosjes me arme zjarri në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë.
Pasi kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para të ekzaminimit dhe atyre të intervistimit janë ngritur dyshimet se aksidentalisht në shtëpinë e saj, me armë zjarri është plagosur Sh. Zh. 58 vjeç, femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.
“Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet operativo – policore, janë sekuestruar dy armë zjarri, një Revole e tipit GLOCK, një Revolver i tipit ZASTAVA, si dhe trembëdhjetë copë fishek”, tha për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
Ndërlidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar: N. Zh mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe M. Zh mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë implikuar direkt në rast.
“Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin përderisa të dyshuarit janë proceduar me tutje për lëndim të rëndë trupor si dhe mbajtje në pronësi, posedim të pa autorizuar të armëve”, tha Borovci. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLiqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi