LAJMI I FUNDIT:

Plaçkitësit e armatosur futen në një radio në Brazil, ua vjedhin telefonat prezantuesit dhe të ftuarve – gjithçka transmetohet live në Facebook (Video)

Plaçkitësit e armatosur futen në një radio në Brazil, ua vjedhin telefonat prezantuesit dhe të ftuarve – gjithçka transmetohet live në Facebook (Video)

Policia është duke hetuar rastin, pasi gjatë një emisioni që transmetohej live në një radio lokale të ftuarit si dhe prezantuesi janë plaçkitur nga persona të armatosur, ndërsa e gjithë ngjarja është transmetuar live në rrjetet sociale.

Radioja SOT në Sap Paulo të Brazilit, ishte “pushtuar” nga të paktën pesë gangsterë të armatosur që u futën brenda vetëm disa minuta para se të përfundonte emisioni, transmeton Telegrafi.

E prezantuesi mbeti i habitur kur pa njërin nga plaçkitësit me armë në dorë, duke i kërcënuar që t’ia dorëzojnë të gjitha gjësendet me vlerë. Por, plaçkitësit nuk e kishin ditur se e gjithë ngjarja po transmetohej live në Facebook.


Prezantuesi Jocimar Martins dëgjohet duke bërtitur “ju lutem qetësohuni”, derisa plaçkitësit vetëm sa vinin e bëheshin më të ashpër duke ua drejtuar armën secilit që ishte brenda studios.

Hetuesit brazilianë kanë bërë të ditur se janë duke shfrytëzuar pamjet që transmetoheshin live për të identifikuar plaçkitësit, dhe kërkojnë ndihmën e secilit qytetarë që ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në kapjen e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Evropa
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Turqia
Kalo në kategori