LAJMI I FUNDIT:

Pjetër Shala ka dorëzuar dosjen e tij paraprake në Dhomat e Specializuara

Pjetër Shala ka dorëzuar dosjen e tij paraprake në Dhomat e Specializuara

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, përmes mbrojtjes së tij, më 24 prill 2023 ka dorëzuar dosjen paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kjo është bërë e ditur, përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

I njëjti version, është publikuar në gjuhën angleze dhe mund ta gjeni: KËTU.


Ndërkaq, Zyra e Prokurorit të Specializuar më 17 prill 2023, kishte dorëzuar versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake në çështjen Pjetër Shala, sipas urdhrit gojor të trupit gjykues të 28 marsit 2023.

Ndryshe, më 27 mars 2023 në Dhomat e Specializuara është paraqitur dëshmitari i parë i prokurorisë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, kurse tutje janë dëgjuar edhe tre dëshmitarë të tjerë.

Gjykimi për të akuzuarin Shala do të vazhdojë më 1 maj 2023.

Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori