Pjesëtarët e FSK-së do të mbajnë ushtrime në disa fshatra të Mitrovicës

Në fshatrat Bare dhe Bajgorë të Mitrovicës e Gumnishtë të Vushtrrisë, tre ditë radhazi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të mbajnë ushtrime.
Këto ushtrime do të mbahen më 26, 27 dhe 28 shkurt, shkruan Telegrafi.
Komanda e Forcave Tokësore ka kërkuar nga banorët e këtyre zonave t’i reduktojnë lëvizjet gjatë kësaj periudhe kohore.
“Ju lutem të keni kujdes dhe t’i reduktoni lëvizjet në këtë periudhë kohore”, thuhet në njoftim.
Më tej, është kërkuar mirëkuptim për ndonjë shqetësim eventual. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/02/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































