Një ekip oficerësh dhe ushtarësh të FSK-së, prej 6 vetash, për dy javë kanë kryer trajnimin bazik për parashutizëm luftarak në Republikën e Kroacisë, gjegjësisht në Akademinë Ushtarake në Zagreb.
Sipas një komunikate të MFSK-së, në këtë trajnim dy javor kanë marrë pjesë: toger Ilir Beqiri, tetar Labinot Kelmendi, tetar Faton Rukovci, ushtar Franjo Kodraj, ushtar Besarta Pacolli dhe ushtar Ilir Kajtazi.
“Trajnimi është realizuar në dy faza; ku në fazën e parë është mbajtur pjesa teorike për parashutën kryesore MC1-1C dhe atë rezervë T 10R, ndërsa në fazën e dytë është mbajtur pjesa praktike hedhja me parashute nga helikopteri MI 17. Pjesa praktike hedhja me parashutë është realizuar gjatë ditë dhe gjithashtu edhe gjatë natës, me pajisje personale. Të gjitha hedhjet ishin të suksesshme dhe pa probleme. Ushtari më i dalluar ishte Franjo Kodraj i cili të gjitha tekstet me shkrim arrin t’i realizoi me rezultatin 100%, dhe të gjitha kërcimet i ka kryer brenda zonës së gjelbër. Vlen të theksohet se për herë të parë në një trajnim të tillë të pjesëtarëve të FSK-së, ka marrë pjesë edhe ushtarja Besarta Pacolli, e cila me sukses ka kryer si pjesën teorike dhe atë praktike”, thuhet në komunikatë.
Gjatë kryerjes së pjesës praktikë; pjesëtarët e FSK-së i ka vizituar edhe zëvendës komandanti i Komandës se Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë (KFOS) dhe instruktorë të lartë të kësaj njësie të cilët kanë shprehur fjalë të mira për pjesëtarët e FSK-së.
Në përfundim të kryerjes së këtij trajnimi dyjavor, në bazën kryesore të Komandës së Forcave Speciale Kroate në Delnicë është mbajtur ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë stafi i lartë i saj, ndërsa, në hyrje të objektit të komandës së KFOS-së, është valëvitur edhe flamur i Republikës së Kosovës, krahas atij kroat.
Në fund të ceremonisë, zëvendës komandanti Komandës së Forcave Speciale të Kroacisë,majori Mirko Bosnjak dhe gjithë stafi komandues kanë lëvduar pjesëtarët e FSK-së, si dhe janë shprehur mese të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin dhe trajnimin edhe në kurse të tjera më të avancuar për parashutizëm, si dhe trajnimet tjera të nivelit më të lartë që ofron FOS-i.
Ndërsa, togeri Ilir Beqiri, udhëheqës i ekipit të FSK-së, ka vetëm fjalë falënderuese përKomandën e Forcave Speciale Kroate,të cilët kanë treguar konsideratë dhe kujdesin më të lartë për pjesëtarët kursant. Kurse motivi, morali dhe disiplina e të gjithë pjesëtareve të FSK-së, ka qenë shumë e lartë, dhe falë kësaj, edhe përkundër që për herë të parë kemi marrë pjesë në trajnime të tilla, rezultatet kanë qenë të shkëlqyeshme.
Ky sukses i pjesëtarëve të FSK-së, është edhe një dëshmi se FSK-ja, çdo ditë po arrin të realizojë trajnime të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit sipas standardeve më të larta të shteteve anëtare të NATO-s.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja