Pjesëmarrja e KosovaMed HealthCare në kongresin 'Ultraschall2023' - hapi i radhës drejt avancimit të mjekësisë në Kosovë
KosovaMed HealthCare, lider në fushën e kujdesit shëndetësor në Kosovë, ka ka marrë pjesë në Kongresin e Ultrazërit "Ultraschall2023" në Gjermani. Ky kongres është takimi më i rëndësishëm ndërdisiplinor i ekspertëve për ultratinguj në mjekësi të tre shoqërive gjermanofolëse të ultrazërit nga Gjermania, Austria dhe Zvicra. KosovaMed HealthCare janë vazhdimisht të angazhuar për t’u bërë pjesë e komunitetit global të kujdesit shëndetësor - dhe në këtë mënyrë ka për qëllim të përfitojë nga diskutimet mbi teknologjitë më moderne dhe të ardhshme në fushën e sonografisë. Kongresi Ultraschall 2023 përqendrohet në zhvillimin e mëtejshëm të ultrazërit si dhe në masat e vazhdueshme të trajnimit dhe edukimit të mëtejshëm në diagnostikim, ndërhyrje dhe terapi.




























