Nuk dihet kush është autori i kësaj video, por një gjë është e sigurt që brenda pak orëve është bërë virale. Diku në një zonë malore, është filmuar një betejë e ashpër mes një pitoni gjigant dhe kobrës.

Bazuar në përmasat trupore pitoni ishte favoriti absolut në këtë "betejë", dhe pa ndonjë problem i dhuroi "përqafimin vdekjeprurës" kobrës, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, pitoni nuk kishte llogaritur në atë se jo vetëm jeta e kobrës do të vihej në rrezik. Në momentet e fundit kobra lëshoi helmin vdekjeprurës në trupin e pitonit, dhe pas disa minutave që të dy ngordhën.

Por përdoruesit e rrjeteve sociale nuk e kanë të qartë se kush ka fituar këtu - pitoni më "përqafimin e tij" apo kobra me helmin vdekjeprurës?

Sipas informacioneve jozyrtare kjo betejë është zhvilluar diku në juglindje të Azisë. /Telegrafi/