Andrea Pirlo e sheh Juventusin si kandidat edhe për një Scudetto ,ndërsa lojtari që i ngjan më shumë sipas tij është Frenkie de Jong i Barcelonës.

Pas pensionimit që po e shijon, mesfushori ka folur për Radio Bianconera, duke u ndalur në periudhën e tij të kaluar në Torino.


“Kur u bashkova me Juven, e dija që do të fillojë një epokë e re e fitoreve. Isha absolutisht i bindur që kjo do të ndodhte, përndryshe do të shkoja diku tjetër”.

serie a Andrea Pirlo te Juventus. (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images)

“Bianconerët mund të vazhdojnë me epokën e fitoreve me Scudetto, edhe pse Inter dhe Napoli duken më të organizuara dhe kanë marr forcë më shumë”.

“Juventusit i duhet një periudhë  adaptimi për trajneri dhe lojtarët, që kështu duhet të presim, por Juve mbetet favorit”.

Shumë lojtarë janë quajtur si ‘Pirlo i ri’, por kë e sheh Andrea si pasardhës.

“I vetmi që më duket i njëjtë është De Jong. Miralem Pjanic ka disa veti të njëjta në stilin e të luajturit, por jemi të ndryshëm në shumë gjëra”, ka thënë Pirlo.

AEE7D496 3120 40FC 862E C6B4D741AE55 Frenkie de Jong gjatë prezantimit te Barcelona

Barcelona pagoi 75 milionë euro  për 22 vjeçarin holandez që e mori nga Ajax.  /Telegrafi/

telegrafi sport app