LAJMI I FUNDIT:

Piramida më e vjetër egjiptiane rrezikohet nga shkatërrimi

Piramida më e vjetër egjiptiane rrezikohet nga shkatërrimi

Piramida më e vjetër në Egjipt, e njohur si Djoser, gjendet para shkatërrimit, pasi që vitin 1992 është dridhur bukur mirë nga tërmeti. Në tentim për ta shpëtuar atë autoritetet egjiptiane dëshirojnë të angazhojnë kompaninë ndërtimore Cintec nga Uellsi Jugor, në Britani të Madhe.

Kjo kompani tanimë ka përvojë të punojë në objekte të vjetra duke marrë parasysh se ka kryer punimet në kështjellën Windsor pas djegies në vitin 1992, e po ashtu kanë punuar në forcimin e konstruksionit të urës kryesore në New Delhi para Lojërave të Commonwealthit. Tani ata gjenden para një pune me vlerë prej 1.8 milionë funtesh në Egjipt, raporton e përditshmja britanike Daily Mail.

Inxhinierët e kanë për detyrë të forcojnë tavanin brenda piramidës, si dhe të sigurojnë hollin qendror me armaturë. Peter James, drejtor i Cintec, ka shprehur kënaqësinë për përzgjedhjen në këtë projekt, si dhe ka theksuar se ende janë në kërkim të metodave të reja në mirëmbajtjen e vendeve të shquara historike në mbarë botën.


“Ne e dimë rëndësinë e objekteve historike dhe fetare, e piramidë shkallë-shkallë e Djoser është e rëndësisë së veçantë për ne, kur merret parasysh se e tërë struktura e saj do të mund të shembej në çdo moment për shkak të dëmtimeve të krijuara në tavan pas tërmetit”, ka thënë ai.

Piramida është ndërtuar rreth 2.650 vjet para erës së re si varr për faraonin Djoser, gjersa ajo është e pozicionuar rreth 19 kilometra në jug të Kajros. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Botë
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Afrika
Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi

Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi

Serbia
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

Azia
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Azia
Kalo në kategori