Përgatiti: Lis Gorani
“Katar 2022” pritet të jetë një spektakël, mjaft emocionues dhe i mrekullueshëm duke marrë parasysh se luhet kampionati më prestigjioz në botën e futbollit, pasi zhvillohet çdo katër vite.
Ky spektakël pritet të ketë ballafaqime shumë të forta dhe adrenalinë të pafund, sepse luajnë lojtarët më të fortë të rruzullit dhe mbështeten nga miliona tifozë në Botë.
Kampionati Botëror magjik po mbahet në Katar, vend që ka shpenzuar miliarda euro pasi iu dha drejta nga FIFA për ta mbajtur eventin.
Në këtë kampionat po marrin pjesë 32 kombëtare nga mbarë bota për të na dhuruar emocione të papara ndonjëherë, sepse çdo herë që luhet Kampionati Botëror, kombëtaret sjellin adrenalinë të veçantë tek shikuesit e flaktë të futbollit dhe fansat e tyre!
Franca
Padyshim njëri nga kandidatët kryesor për të triumfuar dhe dhuruar spektakël në këtë kampionat është Franca. ‘Tre kolorët’ janë ekip që dhurojnë emocione të veçanta dhe lojë të bukur dhe të shpejtë.
Franca në vitet e fundit konsiderohet superfuqi e futbollit, por kësaj radhe ka disa mungesa të theksuara si Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Paul Pogba, ndërsa askush nuk guxon ta largojë nga lista e kandidatëve edhe pa këto yje.
Gjermania
Allamanët kanë treguar paraqitje jo shumë të mira në Kampionatin Botëror të fundit, por edhe në Ligën e Kombeve, por së fundmi janë këndellur dhe mund të jenë rrezik për cilindo kundërshtarë. A do të përsëritet një Gjermani e 2014-të që doli fituese, mbetet të shihet.
Spanja
Të njohur për lojën e bukur dhe me traditë, futbolli spanjoll të lë mbresa gjithmonë.
Spanjollët njihen për lojën me posedimin e topit, siç njihet ‘tika-taka’ dhe me Luis Enriquen në stol, do të tentojnë që në çdo takim të kenë posedime në fund edhe fitore.
Me një skuadër me emra të rinj, spanjollët do të tentojnë t’i shkojnë në fund.
Brazili dhe Argjentina, dyshja latine kërkojnë rikthimin te lavdia
Ekipet të cilat vijën nga Amerika Jugore kanë shumë për të treguar. Kjo pasi që kampionët e shumëfishtë nuk e kanë fituar Kupën me vite të tëra dhe ka ardhur koha që Brazili e ndoshta dhe Argjentina të jenë pretendentë kryesorë për të fituar këtë kompeticion.
Brazili i Ronaldos së vjetër e Peles dhe Argjentina e Maradonas dhe Messit, kanë shumë cilësi dhe mund ta dëshmojnë këtë gjë në Katar, ku sytë e fansave të botës janë drejt tyre.
Portugalia e Ronaldos
Kur bën një listë me ekipet e forta, nuk mund të mos e futësh Portugalinë, që në vitet e fundit, falë prezencës së Ronalos, ka treguar gjithmonë rritje.
Me një ekip të talentuar që luajnë në klubet më të mëdha evropiane, Portugalia do të jetë arrë e fortë për të gjithë kandidatët për titull.
Zvicra, befasia e këndshme
Zvicra do të përballet përsëri me Serbinë dhe Brazilin në grup. Zvicranët kanë treguar paraqitje mjaft dinjitoze në vitet e fundit dhe këtë vit ata synojnë befasinë.
Shqiptarët kudo që ndodhën në botë i kanë sytë kah ky ekip, pasi aty janë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, por edhe i riu Ardon Jashari.
A ka ardhur koha që Zvicra të shkojë më lartë se çerekfinalet, mbetet të shihet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/top-10--380x233.jpg)
Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!
![Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/VAR-380x233.png)
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?
![Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mourinho-icardi-380x233.png)
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit
![Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/VAR-780x439.png)
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?
![Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-1-780x439.png)
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025
![Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mourinho-icardi-780x439.png)
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit
![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/chl-780x439.png)
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
![Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardiola-780x439.jpeg)
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi