Kjo makinë që ishte ndalur në një parking në Britani të Madhe, është djegur në rrethana të panjohura duke u bërë në shkrumb e hi.
Modeli F40 nga Ferrari është prodhuar në vetëm 1,311 njësi, transmeton Telegrafi.
Super-vetura që vlerësohet lartë nga njohësit dhe ekspertët, i ka pikëlluar adhuruesit në këtë gjendje.
Imazhet e postuara në Ferrari Chat, janë përcjell me komente të shumta, ku kryesisht flitet se ajo mund të riparohet.
“F40 më bën të qaj kur e shoh në gjendje normale, e aq më shumë kur është e shkatërruar”, thuhet në një koment për rastin. /Telegrafi/