Pikë-kalimi kufitar Merdarë, deri në 4 orë pritjet në dalje

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar sërish ka njoftuar për pritje të gjata në kufij, ku në pikë-kalimin kufitar në Merdarë, pritjet në dalje janë deri në katër orë.
Sipas kësaj qendre pritjet në Jarinje janë deri në dy orë në dalje, ndërsa te Dheu i Bardhë 30 minuta dhe në Vërmicë 40 minuta.
Pikat e Kalimit Kufitar: Hyrje (min) Dalje (min)
Merdarë 05-10 220 - 240
Jarinje 10-15 90 - 120
Mutivodë 05-10 100 - 120
Bernjak 05-10 05 - 10
Dheu i Bardhë 05 - 10 25 - 30
Vërmicë 05 – 10 35 - 40
Muçibabë 03 - 05 03 – 05. /Telegrafi/



















































