Transparency International publikoi sot Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, i cili përdor një sistem llogaritjeje të indeksit nga zero deri në 100 pikë, ku zero është niveli më i lartëi korrupsionit dhe 100 pikë do të thotë shoqëri pa korrupsion.
Sipas vlerësimit të Transparency International, Kosova pas 3 vitesh stagnimi në fushën e anti-korrrupsionit sivjet vlerësohetme 39 pikë duke rikthyer tre pikët e humbura.
Në këtë mënyrë, Kosova rikthehet në nivelin e vlerësimit në të cilën ishte në vitin2017 duke shënuar ngritje në tabelën e klasifikimit për 17 pozita(në pozitën e 87-të nga pozita 104 në të cilën ndodhej vitin e kaluar).
Transparency International për herë të parë sivjet ka krahasuar edhe rezultatet e shteteve për periudhën 2012 – 2021.
Kosova, gjatë kësaj periudhe ka pasur një rritje prej pesë pikësh, nga 34 në vitin 2012, në 39 në vitin 2021.
Në nivel rajonal, krahasimi i rezultateve me ato të vitit të kaluar tregon se bashkë me Kosovën edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë shënuar progres, me 4 respektivisht 1 pikë.
Serbia dhe Bosna e Hercegovina nuk kanë shënuar ndryshim, kurse Shqipëria është vendi i vetëm në “gjashtëshen” e Ballkanit Perëndimor që e ka humbur një pikë.
Edhe në aspektin global, nuk ka ndonjë befasi të theksuar. Nga180 vende të përfshira në këtë vlerësim, Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re ndajnë pozitën e parë me 88 pikë, të ndjekura nga Singapori, Suedia dhe Norvegjia me 85 pikë.
Raporti i Transparency Internationa thekson se në Kosovë kapasur transfer paqësor pushteti mes qeverive në vitet e fundit dhe Kosova është i vetmi vend në rajon dhe një nga vetëm pesë vendet në Evropë që, gjatë periudhës së pandemisë, nuk itransferoi kompetencat vendim-marrëse tek ekzekutivi por imbajti në parlament.
“Fakti që janë bërë përpjekje për të pasqyruar vullnetin e qytetarëve edhe në kohët më të vështira, është një vendim i përgjegjshëm nga ana e qeverisë dhe përmendimin tonë është shumë e rëndësishme që edhe në rrethanatë jashtëzakonshme institucionet të vazhdojnë të kryejnë rolin e tyre. Kosova në këtë drejtim ka qenë një shembull shumë i mirë, duke lënë parlamentin të kryejë detyrat e veta gjatë periudhës sëpandemisë. Por pavarësisht këtij përmirësimi prej tre pikësh, Kosova ka ende shumë për të bërë për të arritur mesataren globale prej 43 pikësh, apo atë evropiane prej 65”, thuhet në komunikatë.
Sipas KDI-së, fokusi i institucioneve duhet të jenë veçanërisht vazhdimi i procesit të reformësg jyqësore, luftimi i korrupsionit dhe ngritja e transparencës dhe llogaridhënies gjatë procedurave të prokurimit publik dhee mërimeve publike nëpër borde.
Instituti Demokratik i Kosovës thekson se për t’u vazhduar progresi në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit:
1. Institucionet duhet të vazhdojnë me zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë me qëllim të ngritjes së besimit tëpublikut tek organet e rendit dhe ligjit, duke minimizuar ndërhyrjet politike në punën e gjyqësorit dhe prokurorisë. Kjo reformë duhet të jetë gjithpërfshirëse dhe e koordinuarmirë mes të gjithë akterëve relevantë.
2. Lufta kundër korrupsionit të intensifikohet në drejtim tëmasave parandaluese. Ligji i ri për Agjensionin përparandalimin e korrupsionit, duhet jo vetëm të ndërrojëemrin e Agjensionit, por të sjellë një frymë të re në efikasitetin dhe përkushtimin e personelit të Agjensionit në parandalimin e korrupsionit përmes një procesi më efikas të grumbullimit dhe kontrollimit të deklarimit të pasurisë sëzyrtarëve të lartë, dhe adresimin ekspeditiv të kërkesave përvlerësimin e rasteve të mundshme të konfliktit të interesit. Agjensioni gjithashtu duhet të fuqizohet edhe në trajtimin e rasteve të sinjalizimit të jashtëm si autoritet kompetentkombëtar.
3. Në fushën e prokurimit publik, kërkohet ngritje e transparencës dhe llogaridhënies në të gjitha fazat e procedurës së prokurimit. Vëmendje të veçantë duhet kushtruar menaxhimit dhe mbikëqyrjes së kontratave publike duke ngritur nivelin e përgjegjësisë së zyrtarëvepublik për mënyrën e shpenzimit të parasë publike.
4. Sa i përket procesit të të emërimit dhe përzgjedhjes tëanëtarëve të bordeve kërkohet të ndryshohet dhe plotësohet Ligji për Ndërmarrje Publike me qëllim të rritjes së transparencës dhe mbikëqyrjes së procesit dhe eliminimit të politizimit të Bordeve nga përzgjedhja e anëtarëve joprofesional, duke i dhënë mundësinë profesionistëve tëfushës dhe të paanshëm nga ngjyrimet partiake./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova