Pihet vetëm para gjumit: Lëngu i cili shkrin gjithë atë që i keni ngrënë gjatë ditës!

Ndihmësi më i mirë për humbje të peshës trupore që do ta gjeni ndonjëherë
Ëndërr e çdo femre është të ketë trup të përsosur, pa hequr dorë nga shumica e ëmbëlsirave të preferuara të ëmbla dhe të njelmëta.
Natyrisht, ky është mision goxha i pamundshëm, pos te fatlumet e rralla të cilave metabolizmi u punon me shpejtësi të dritës, transmeton Telegrafi.
Një zgjidhje e përhershme është ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet e rregullta, por ekziston edhe një “ndihmës” i cili mund t’jua lehtësojë procesin e dobësimit.
Fjala është për recetën nga përbërësit plotësisht natyralë dhe të fuqishëm, të cilët do t’ju ndihmojnë që atë që keni ngrënë gjatë ditës të mos “ngjitet” në formë shtresash yndyrore.
- 2 lugë majdanoz të grirë,
- Një filxhan i madh ujë,
- Pak kanellë,
- Pak uthull molle,
- Një lugë mjaltë,
- Një lugë xhenxhefil,
- Lëng të kulluar të një limoni
Përgatitja: 1. Vlojeni ujin, shtoni majdanozin dhe lëreni të ftohet.
2. Kullojini dhe shtoni edhe përbërësit e tjerë.
3. Pini këtë pije çdo natë një orë para se të flini gjumë, gjatë dy javëve. Nëse dëshironi të vazhdoni, bëni pauzë së paku 3 ditë, pastaj përsëriteni. /Telegrafi/



















































