Philadelphia e barazon serinë ndaj Torontos, finalisti vendoset në Kanada

Philadelphia 76ers ka triumfuar për herë të tretë në ndeshjen gjysmëfinale në Konferencën e Lindjes.
Phily ka mposhtur para adhuruesve të vet Toronto Raptors me 11 pikë diferencë 112:101.
Jimmy Butler ka qenë më meritori për këtë triumf të 76ers me 25 pikë, tetë asistime e gjashtë kërcime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Ben Simmons me 21 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.
Ndërkohë qendra Joel Embiid e mbylli takimin me 17 pikë e 12 kërcime.
Tek mysafirët Kawhi Leonard ishte më efikasi me 29 pikë, 12 kërcime e pesë asistime, ndërsa Pascal Siakam e mbylli ndeshjen me 21 pikë.
Finalisti nga kjo ndeshje do të vendoset në ndeshjen e shtatë në Scotiabank Arena në Kanada. /Telegrafi/
https://m.youtube.com/watch?v=8Rm9QRi4YDU

Nga
Telegrafi
10/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































