Philadelphia 76ers ka vazhduar me fitore në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Skuadra e udhëhequr nga Doc Rivers ka triumfuar përballë Minnesotta Timberwolves me nëntë pikë epërsi, 122:113.


Ishte një ndeshje shumë e barazpeshuar dhe me fund dramatik, por në çastet vendimtare vendasit treguan koncentrim më të mirë dhe fituan takimin.

Tobias Harris 1

Tobias Harris ka qenë fantastik në këtë sfidë me 32 pikë, pesë kërcime e katër asistime, i ndihmuar nga qendra Joel Embiid që shtoi 24 pikë të tjera dhe pati tetë kërcime.

Karl Anthony Towns ishte i mrekullueshëm këtë sfidë për mysafirët, ku e mbylli takimin me 39 pikë e 14 kërcime, por që nuk i mjaftuan për t'i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Timberwolves 76ers Basketball scaled

Me këtë triumf, 76ers ngjitet në vendin e parë në Konferencën e Lindjes me 34 fitore e 15 disfata, derisa Timberwolves mbeten të fundit në Konferencën e Perëndimit me 12 fitore e 38 humbje. /Telegrafi/

Rezultatet:

Washington Wizards - Dallas Mavericks 87:109

Detroit Pistons - New York Knicks 81:125

Miami Heat - Cleveland Cavaliers 115:101

Philadelphia 76ers - Minnesota Timberwolves 122:113

San Antonio Spurs - Indiana Pacers 133:139

Utah Jazz - Orlando Magic 137:91

Portland Trail Blazers - Oklahoma City Thunder 133:85

Sacramento Kings - Milwaukee Bucks 128:129

telegrafi sport app