LAJMI I FUNDIT:

Phil Foden zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit në Ligën Premier

Phil Foden zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit në Ligën Premier

Ylli anglez i Manchester Cityt, Phil Foden është votuar si lojtari i më i mirë i sezonit 2023/24 në Ligën Premier.  

Foden, vetëm 23 vjeç, ka qenë një pjesë kyçe e një skuadre të Manchester City, vetëm një fitore larg nga të qenit skuadra e parë në histori që fiton katër tituj radhazi në kampionatin elitare anglez.

Ai ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar tetë të tjerë, duke kontribuar drejtpërdrejt në 25 gola në 34 paraqitje në Ligën Premier, për të ndihmuar Cityn të kryesojë tabelën me dy pikë larg Arsenalit një ndeshje pa u mbyll sezonit.


“Të fitosh këtë çmim është një arritje për të cilën jam jashtëzakonisht krenar. Liga Premier njihet si liga më e madhe në botë dhe është kënaqësi që jam nominuar me kaq shumë lojtarë të tjerë të mëdhenj që të gjithë kanë shijuar sezone të veçanta për klubet e tyre”, ka thënë Foden për faqen zyrtare të Cityt.

Ylli anglez ka luajtur si në qendër ashtu edhe në krah dhe ka qenë lojtari i dytë me më së shumti minuta në fushë për Cityn këtë sezon, duke u rritur në mungesë të Kevin De Bruyne, i cili ka humbur më shumë se gjysmën e ndeshjeve shkaku i lëndimit.

Në mars, menaxheri i Cityt, Pep Guardiola e quajti atë “lojtari më i mirë në Ligën Premier ” dhe nëse City mund West Ham United në ndeshjen e fundit, Foden do të jetë lojtari më i ri ndonjëherë që ka fituar gjashtë tituj të Ligën Premier.

Ndryshe, është sezoni i pestë radhazi që një yll i Cityt është lojtari më i mirë i sezonit. Erling Haaland e fitoi atë sezonin e kaluar, ndërsa De Bruyne e rrembue atë në sezonet 2019/20 dhe 2021/22, me Ruben Dias që e fitoi atë më 2020/21.

Foden fiton çmimin për herë të parë në karrierën e tij. Ai mposhti shtatë yje tjerë si Haaland, Alexander Isak, Martin Odegaard, Cole Palmer, Declan Rice, Virgil van Dijk dhe Ollie Watkins, pasi votat nga publiku u kombinuan me ato të një paneli ekspertësh të futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori