Rasti i pezullimit të nxënëses A.D nga gjimnazi "Bedri Pejani" në Pejë për shkak të bartjes së shamisë ka ndezur debate të gjera në opinionin publik.

Nxënësja e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, e cila është larguar nga kjo shkollë për shkak të bartjes së shamisë, nuk është lejuar as sot të hyjë në shkollë.


2

Pavarësisht tentimeve të saj për të vijuar mësimin, ajo ka hasur në refuzimin e shkollës, duke shkaktuar debat të madh në opinionin publik lidhur me lirinë fetare dhe rregulloret arsimore në Kosovë.

1

Telegrafi ka tentuar të marrë një prononcim nga drejtori i Gjimnazit “Bedri Pejani”, por kjo ka qenë e pamundur.

Megjithatë, Telegrafi nga burimet e saj ka mësuar se se ka pasur vetëm kërkesë nga ana e Ministrisë së e Arsimit, por jo edhe vendim për rikthimin e nxënëses në shkollë, ndërsa ajo kërkesë i ka shkuar Drejtorit komunal të Arsimit në Pejë.

3

Nxënësja A.D. ka shkuar në shkollë edhe gjatë ditës së sotme, por pa një vendim nga autoritetet përkatëse, ajo nuk është lejuar të hyjë në ambientet e shkollës. /Telegrafi/