Peugeot prezanton ‘308 GT’ (Foto/Video)

Peugeot i ka publikuar fotografitë e para të versionit GT të modelit 308, ndërsa prezantimi zyrtar është caktuar për panairin e Parisit.
Është fjala për një automjet kompakt sportiv, i cili do të dallojë nga modeli i zakonshëm me disa novitete të jashtme.
Por, ajo që është e rëndësishme janë dy motorët që do të jenë në dispozicion – me naftë dhe me benzinë.
BlueHDI 2.0 l me 181 kalëfuqi dhe moment rrotullimi prej 400Nm; dhe THP 1.6 l me benzinë me 204 KF dhe moment rrotullimi prej 285 Nm.
Motori me benzinë do të ketë marsh manual me gjashtë shpejtësi, kurse ai me naftë do të ketë edhe marsh me benzinë.
Në pritje është edhe versioni GTI, i cili do të ketë 250 kalëfuqi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/09/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































