Petulla kungulleshash të gatshme për 15 minuta: Darkë ideale verore!
Kafshatë e shijshme që nuk do ta harroni. Përbërësit: ▪ 2 kungullesha të mëdha ▪ 2 vezë ▪ 2 qepë të reja ▪ 250 g miell ▪ pak djathë të grirë në rende ▪ kripë ▪ piper ▪ majdanoz sipas shijes ▪ pak pluhur për ëmbëlsira Përgatitja:
Kungulleshat i grini në rende dhe i kriposni.
Pas 10 minutash kullojani mirë tepricën e ujit.
Shtoni qepen e grirë në rende, pastaj djathin, vezët, majdanozin, miellin, pluhurin e ëmbëlsirave dhe pak piper.
Tërë këtë masë përzieni mirë dhe fërgojeni në tigan në vaj të nxehtë.
Bëni gati petullat dhe vendosni në salveta që teprica e ujit të kullohet, pastaj qitni djathin e grirë në rende.
Mund t’i servirni me ajkë apo jogurt.
Ju bëfshin mirë! - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























