LAJMI I FUNDIT:

Petrov: Duhet të ndryshojnë marrëdhëniet në mes pushtetit qendror dhe lokal

Petrov: Duhet të ndryshojnë marrëdhëniet në mes pushtetit qendror dhe lokal

Ish kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), Andrej Petrov duke folur për çështjen e mënyrës së financimit të komunave dhe varësinë e realizimit të projekteve dhe mbarëvajtjes së proceseve në komuna tha se duhet të ndërpritet praktika e bllokimit të mjeteve nga buxheti qendror, për komunat të cilat drejtohen nga kuadro të partive që nuk janë pjesë e pushtetit ekzekutiv.

“Ajo që ndodhte është e keqe dhe duhet të ndalet. Kishim praktikë të keqe ku mjetet dedikoheshin aty ku kryetarët e komunave ishin nga partia në pushtet. Kuptohet kishte edhe përjashtime, kur gjithçka varej nga aftësia e kryetarëve të komunave për të hartuar projekte. Megjithatë, në përgjithësi kishte një koncept që t’u ndihmohet ‘të vetëve’. Ky koncept i të ndihmuarit të ‘të vetëve’ duhet të ndalet, sepse në një farë mënyre jemi shtet i vogël dhe të gjithë jemi ‘tonët’ dhe të gjithë punojmë në interes të qytetarëve”, deklaroi Andrej Petrov.

Qytetarët e këtij shteti, pavarësisht banorë të cilës komunë janë meritojnë që buxheti t’iu ndahet të gjithëve në mënyrë të barabartë, thotë Petrov, duke shtuar se në këtë drejtim rol të rëndësishëm ka edhe Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori