Diplomat austriak dhe ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën në vitet 1998-99, Wolfgang Petrich, thotë se BE duhet të luajë një rol vendimtar në dialogun Beograd-Prishtinë. Ai tha se në dialog duhet të përfshihen SHBA dhe Rusia, por zgjidhjen për Kosovën duhet ta gjejnë evropianët e jo SHBA..
“Si diplomat, unë më shumë preferoj që të gjithë ata që kanë me interes për rajonin të jenë pjesë e dialogut, edhe SHBA dhe Rusia. Por dua të theksoj se BE duhet të jetë aktori kryesor këtu”, tha Petrich për portalin serb ‘Kosovo online’.
Ai shton se së shpejti do të marr detyrën përbërja e re e Komisionit Evropian dhe beson se do të përshpejtohen negociatat lidhur me Kosovën, dhe se kjo do të jetë çështje shumë e rëndësishme për Komisionin Evropian.
Sipas tij, gjithçka po zhvillohet shumë ngadalë.
“Nuk besoj se një zgjidhje e shpejtë mund të gjendet tani në Nju Jork. Në përgjithësi jam skeptik për çdo zgjidhje amerikane, sepse ne jemi në Evropë, dhe ne evropianët, dhe në Kosovë dhe në Serbi, duhet të gjejmë një zgjidhje të mirë së bashku. ShBA është e rëndësishme ,është një superfuqi, por Evropa është ajo që duhet të udhëheqë atë dialog “, thekson Petrich, përcjell Telegrafi.
Duke komentuar ambasadorin e ri rus, Kharchenko dhe qëndrimin e Moskës për çështjen e Kosovës, ai deklaron se rusët historikisht kanë qenë një forcë në Ballkan, veçanërisht kur bëhet fjalë për popujt ortodoksë.
“Personalisht, mendoj se rusët duhet të luajnë rolin e tyre, sepse nëse i përjashtoni, siç do të donin disa në Evropë, rusët nuk do të jenë konstruktiv dhe do të prishin çfarëdo marrëveshje”, thotë diplomati austriak.
Petrich ka komentuar edhe deklaratën e kancelarit austriak Sebastian Kurz se Vjena nuk do të kundërshtonte një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës që do të nënkuptonte korrigjimin e kufijve, duke thënë se është dhënë për të përcaktuar pozicionin e Austrisë, dhe është në linjën e saj që Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini ka biseduar në vitet e fundit.
I pyetur se si e komenton qëndrimin e kundërt të Austrisë me Gjermaninë lidhur me çështjen e korrigjimin e kufijve, ai tha se mendimet e ndryshme janë normale.
“Merkel ka vendosur të mos e mbështesë një zgjidhje të tillë të mundshme në këtë kohë, por negociatat ende as nuk kanë filluar për këtë çështje. Pozicioni im ka qenë gjithmonë se nëse ekziston një shans për një kompromis paqësor, pse të mos lejohen liderët e Prishtinës dhe Beogradit ta diskutojnë për këtë në më shumë detaje”, thotë Petrich.
Sipas tij, kjo është një çështje shumë komplekse dhe se për këtë duhet pasur mbështetjen e popujve që do të ishin pjesë e këtij vendimi, dhe duhet informuar ata njerëz se çfarë do të thotë kjo, tek pastaj të merret një vendim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë