LAJMI I FUNDIT:

Petkoviqi – Trajkoviqit: Dikur zëdhënëse e Kurtit, tash e NATO-s

Petkoviqi – Trajkoviqit: Dikur zëdhënëse e Kurtit, tash e NATO-s

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka quajtur zëdhënëse të NATO-s, politikanen serbe, Rada Trajkoviq.

Drejtori i së ashtquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj politikanes serbe, Rada Trajkoviq, e cila kishte thënë se detyrat kryesore të NATO-s janë ofrimi i sigurisë dhe liria e lëvizjes.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Twitter, e ka quajtur Trajkoviqin zëdhënëse të NATO-s.


“Kjo nuk është për t’u habitur, tani ka kaluar nga mbështetja për Albin Kurtin në atë të NATO-s. Ajo kurrë nuk ka qenë në anën e serbëve dhe të Serbisë. Dhe kur ROSU-ja pushton veriun, nuk e shqetëson”, ka shkruar Petkoviq.

Trajkoviq u shpreh në këtë rrjet social se është në mandatin e KFOR-it edhe heqja e barrikadave.

“Detyra kryesore e KFOR-it është të ofrojë siguri dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. Heqja e barrikadave është në mandatin e KFOR-it”, ka thënë Trajkoviq.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Kosova ka dy synime e që janë shfuqizimi i shtetit serb në Kosovë dhe ‘dëbimi i serbëve’.

Pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Vuçiq ka thënë se Beogradi kishte propozuar targa me status neutral “KS” mirëpo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është pajtuar dhe ka kërkuar që ato të jenë “RKS”.

“Kuptimi i gjithçkaje është se çfarëdo që ne pranojmë apo nuk pranojmë, ata refuzojnë gjithçka”, ka thënë Vuçiq.

Ai, gjithashtu, ka thënë se mesazhi i tij për Kosovën është se Serbia do të mbrojë popullin e saj në Kosovë kinse nga persekutimet, duke theksuar se nuk do të ketë refugjatë.

Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë të komunave, kryetarët e rretheve dhe drejtorët e spitaleve./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori