LAJMI I FUNDIT:

Petkovic: Valoni ‘jeton’ për Zvicrën, në Granitin nuk kam dyshuar kurrë

Petkovic: Valoni ‘jeton’ për Zvicrën, në Granitin nuk kam dyshuar kurrë

Një ditë pas pretendimeve në disa media kosovare se shqiptarët që luajnë në Zvicër u penguan nga FIFA për të kaluar drejt përfaqësueses së Kosovës, trajneri Vladimir Petkovic shprehet se askush prej tyre nuk u detyrua që të qëndronte te Zvicra.

Petkovic thotë se ishte i sigurte për qëndrimin e Valon Behramit dhe Granit Xhakës dhe se lojtarët e kishin bërë me kohë zgjedhjen e tyre.

Ndërsa për Shaqirin, ai thekson se do të mungojnë në sfidën ndaj Portugalisë më 6 shtator për shkak të dëmtimit.


Petkovic: Nuk kisha nevojë t’i bindja shqiptarët të qëndrojnë te Zvicra
Lexo po ashtu Petkovic: Nuk kisha nevojë t’i bindja shqiptarët të qëndrojnë te Zvicra

“Në ditën e sotme, Valon Behrami ka zgjatur karrierën e tij ndërkombëtare pa e detyruar askush që ta bëjë një gjë të tillë. Valoni “jeton”: për këtë kombëtare të Zvicrës. Unë nuk kam dyshuar kurrë te përkushtimi i tij, njëlloj si te ai i Granit Xhakës”, ka thënë ai për median zvicerane “20min.ch”, shkruan panoramasport.

Ragip Xhaka: Të gjithë ata që kanë thënë se Graniti është tradhtarë, të tillë janë vetë
Lexo po ashtu Ragip Xhaka: Të gjithë ata që kanë thënë se Graniti është tradhtarë, të tillë janë vetë

Një ditë më parë Telegrafi raportoi se Shani Tarashaj dhe Xherdan Shaqiri kishin shfaqur dëshirën e tyre për të luajtur për Kosovën, por nuk kërkesa e tyre nuk u pranua nga FIFA për shkak se kishin luajtur ndeshje zyrtare me Zvicrën, pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe në FIFA.

Por deklarata e trajnerit të Zvicrës duket se thotë të kundërtën e pretendimeve se lojtarët u penguan që të zgjidhnin Kosovën.

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori