LAJMI I FUNDIT:

Peticion kundër degradimit të ambientit nga hidrocentralet e vogla

Peticion kundër degradimit të ambientit nga hidrocentralet e vogla

Sot fillon nënshkrimi i peticionit, nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i kërkojnë institucioneve më të larta të vendit, që të ndalin degradimin e mëtutjeshëm të ambientit nga mini-hidrocentralet dhe hidrocentralet e vogla.

“Shkatërrimi i vazhdueshëm i resurseve tona natyrore nga të gjithë ata që abuzojnë dhe shfrytëzojnë resurset e vendit për përfitime individuale, qofshin vendimmarrës apo investitorë, na shtynë të protestojmë dhe të premtojmë se nuk do të ndalemi”, thuhet në njoftim.

Organizatat partnere të cilat veprojnë në të gjitha komunat e vendit e që kanë organizuar këtë peticion thonë se argumentet e mbledhura dëshmojnë se nëse nuk veprojmë menjëherë, lumenjtë e Kosovës, si dhe popullata që jeton në afërsi të tyre, do të shkatërrohen dhe degradohen në pakthim.


Sipas tyre, sot po ndërtohen hidrocentrale të vogla në hapësirat e parqeve kombëtare, dhe zonat e mbrojtura me ligj, ku është rreptësishtë e ndaluar, pa dokumentacion të kompletuar ligjor dhe pa u konsultuar të gjitha palët e interesit e që shkatërrojnë florën dhe faunën, devijojnë lumenjtë, reduktojnë dhe rrezikojnë furnizimin e popullatës me ujë, e shumë të tjera.

Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë dhe do të bëhet në shtatë komunat e mëdha të Kosovës përfshi edhe komunat përreth.

Organizatat partnere që kanë organizuar këtë peticion janë Instituti Demokratik i Kosovës, EC Ma Ndryshe, Iniciativa për Progres INPO, REC Kosova, ERA Group, KADC, Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit – GJETHI dhe Aktiv.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori