Pëson Bilbao, Shakhtar e Porto ndahen baras

Denis Polyakov (19’) dhe Aleksandr Karnitskiy (41’) shënuan për vendasit, ndërsa golin e ekipit mysafir e realizoi Aritz Aduriz (45’).
Ndeshja tjetër e këtij grupi, ndërmjet Shakhtar Donetskut dhe Portos përfundoi baras (2-2).
Alex Teixeira (52’) dhe Luiz Adriano (85’) realizuan për ukrainasit, kurse dy golat e portugezëve i shënoi Jackson Martinez në fund të takimit.
Porto kryeson Grupin H me katër pikë, BATE Borisov ka tri pikë, Shakhtar Donetsku dy pikë, kurse Athletic Bilbao vetëm një pikë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































