E pabesueshme, por pesimistët, përkundër mendimit të tyre negativ ndaj botës, kanë rrezik më të ulët nga aksidentet, shëndeti i dobët dhe vdekja e parakohshme, zbulon një studim gjerman.
Të moshuarit të cilët nuk presin shumë në lidhje me situatat e volitshme jetësore në të ardhmen, kanë shanse më të mëdha që të jetojnë më gjatë dhe të jenë më të shëndetshëm sesa ata të cilën janë tepër optimistë.
“Studimi ynë zbulon se optimizmi i tepërt ndërlidhet me rrezikun nga invaliditeti dhe vdekjen e parakohshme në dhjetë vitet e ardhshme të jetës”, thotë Dr. Frider. R. Lang.
Shikimi pesimist ndaj të ardhmes mund të nxisë njerëzit që të bëhen më të vëmendshëm dhe të kujdesen më shumë për shëndetin. Dr. Lang dhe kolegët e tij i kanë analizuar të dhënat e mbledhura të rreth 40 mijë personave të moshës prej 18 deri në 96-vjeçare.
Shkencëtarët i kanë ndarë në grupe prej 18 deri në 39 vjet, 40 deri 64 dhe më të vjetër se 65 vjet. Më pas është zbuluar se ata në grupin më të vjetër, pra prej 65 vjetësh e më shumë, që kanë pasur pritje të larta joreale për të ardhmen, kanë një përqindje prej gati 10 për qind më të lartë të rrezikut nga invaliditeti dhe 10 për qind rrezik më të madh nga vdekja e parakohshme. Në atë moshë, shikimi pesimist i jetës është më reali.
Për dallim prej atyre ata nga grupi më i ri kanë pasur përqindjen më të lartë të optimizmit, derisa personat e moshës së mesme kanë pasur mendimin më real për të ardhmen, por me kalimin e viteve bëhen gjithnjë e më pesimistë.
“Nuk e kemi pritur, por është vërtetuar që shëndeti i qëndrueshëm dhe i mirë, si dhe të ardhurat e mira janë të ndërlidhura me mendimin pesimist për të ardhmen”, ka thënë Dr. Lang dhe ka shtuar: “Për më tepër, kemi vërtetuar se të ardhurat më të larta janë të lidhura me një rrezik më të madh nga invaliditeti”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!