LAJMI I FUNDIT:

Peshku e mishi në Shkodër, shiten në rrugë (Foto/Video)

Peshku e mishi në Shkodër, shiten në rrugë (Foto/Video)

Vetëm pak ditë më parë 18 persona u helmuan në një prej restoranteve më të frekuentuara të kryeqytetit, për shkak të kushteve higjieno-sanitare.

Emisioni investigativ “STOP” sjell këtë herë në vëmendje një fenomen të ngjashëm mjaft shqetësues për konsumatorët shqiptarë.

Stafi i emisionit ka udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës, pikërisht në lagjen “Rus”,  aty ku gjendet një treg i improvizuar nga tregtarët ambulantë.


Ajo që të bën përshtypje kur kalon në këtë treg është tregtimi i produkteve të detit jashtë çdo lloji kushti higjieno- sanitar. Këto produkte tregtohen në mes të rrugës, mes pluhurit dhe papastërtive.

Qytetarët edhe pse blejnë dhe konsumojnë produkte të këtij tregu, ata shprehen të indinjuar lidhur me kushtet në të cilat ato tregtohen.

https://www.youtube.com/watch?v=vz-vh_EHiJ4

Pas rastit të Shkodrës, kamera e fshehtë e emisionit “STOP” sjell një tjetër rast të ngjashëm. Këtë herë bëhet fjalë për markatën e mishit në kryeqytet, e cila lë shumë për të dëshiruar. Në pamjet e filmuara tregohet mënyra e transportit të produkteve të pulës (një nga arsyet e marrjes së sëmundjes së salmonelës) jashtë çdo standarti.

Kamioni në të cilën transportohen këto produkte mishi gjatë natës, nga Tirana drejt qytetit të Elbasanit, nuk përmban kushte frigoriferike, por shkon drejt e në pikat e shitjeve ku më pas blihet dhe konsumohet nga qytetarët.

peshk

peshk1

peshk2

mish

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori