Ky është momenti kur një peshkaqen noton pak metra larg burrit dhe një djali të vogël, në një plazh në Alabama të SHBA-ve.
Pamjet u filmuan nga ajri me dron, ku shihet se peshkaqeni ishte pak metra larg pushuesve në plazhin Orange, që gjendet rreth 53 milje larg Mobile.
Në video shfaq peshkaqeni që ishte jo larg burrit dhe djalit të vogël në ujërat e cekëta, transmeton Telegrafi.
Peshkaqeni shihet duke ndjekur pas dyshen që lëviznin drejt thellësisë.
Por ishte 15-vjeçari Jackson Silvio, që e kap momentin duke përdorur dronin dhe përcillte lëvizjet e peshkaqenit në Gjirin e Meksikës.
Gjiri i Meksikës “është shtëpia e rreth” 50 llojeve të ndryshme të peshkaqenëve, kurse ky rajon njihet edhe për plazhe të bukura që frekuentohen shumë nga pushuesit.
Për fat të mirë peshkaqeni është tërhequr, dhe as burri e vogëlushi nuk kanë pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/