LAJMI I FUNDIT:

Peshevski: Dhjetë mijë vende të reja të punës me Planin operativ për punësim për vitin 2017

Peshevski: Dhjetë mijë vende të reja të punës me Planin operativ për punësim për vitin 2017

Dhjetë mijë punësime të reja është planifikuar të realizohen me masat dhe programet nga Plani operativ për punësim për vitin 2017, për çka janë paraparë 14 milionë e 200 mijë euro, ose 2,6 milionë euro më shumë nga viti i kaluar. Nga numri i përgjithshëm i vendeve të reja të punës të planifikuara pjesa më e madhe ose rreth 5.000 pritet të krijohen përmes projektit “Maqedonia punëson 2”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me realizimin e këtij Plani operativ presim hapje të rreth 10.000 vendeve të reja të punës, së bashku me ‘Maqedonia punëson 2’ me ç’rast jashtëzakonisht do të kontribuohet për ulje të papunësisë të cilën vitin e ardhshëm planifikojmë të jetë nën 22 për qind, ndërsa deri në vitin 2020 të zvogëlohet në 17 deri në 18 për qind”, theksoi në konferencën e sotme për shtyp zëvendëskryeministri i obliguar për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski.

Peshevski informoi se vazhdon edhe mbështetja për personat me pengesë të cilët do të mund të fitojnë grant nga 4,5 mijë euro për hapje të 50 mikrokompanive të reja, por edhe subvencionimin e kompanive për hapje të vendeve të punës për këta persona.Pritet që këto masa të gjenerojnë 50 vende të reja pune. Vazhdojnë edhe projektet për mbështetje për hapje të kopshteve private për fëmijë dhe shtëpive të pleqve me grante prej 10 gjegjësisht 12.500 euro të cilët do të duhet të krijojnë rreth 80 vende të reja pune, njofton AIM.


Nëpërmjet këtyre por edhe politikave tjera komplementare ekonomike, programeve dhe masave, Qeveria deri tani krijoi kushte dhe nxiti hapje të mbi 168.000 vendeve të reja të punës në ekonomi, ndërsa papunësia prej 38 për qind në vitin 2005 u ulë në 23.4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2016. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori