Teksa moti është ngrohur ndjeshëm, të gjithë kemi filluar të mendojmë se çfarë do t`i shtojmë gardërobës

Sigurisht që aksesorët janë një pjesë e rëndësishme e pamjes që i japin veshjes një tjetër dimension.


Aksesorët në gardërobë nuk janë kurrë të tepërt, prandaj mësoni se cilët janë ata që ju duhen këtë sezon. Nga stili minimalist tek ai boho, e sigurt që do ta gjeni veten te këto trende.

1. Detaje natyrale

1 179

Detajet natyrale, si ato të kashtës të japin menjëherë ndjesinë e motit të ngrohtë. Një çantë kashte do t`ju hynte shumë në punë, pasi shkon me të gjitha ngjyrat, nga të errëtat e deri tek ato pastel.

2. Sandalet minimaliste

2 87

Këto lloj sandalesh janë një prej trendeve që është rikthyer në modë kohët e fundit dhe nëse jeni adhuruese e modës, duhet t`i keni patjetër.

3. Aksesorët transparentë

3 69

Çantat transparente janë po ashtu një tjetër rikthim i modës së dikurshme. Madhësinë mund ta zgjidhni sipas dëshirës.

4. Çantat e belit

4 60

Këto çanta ishin trendi i vitit të kaluar që edhe këtë vit nuk kanë në plan të largohen nga moda. Mund ta mbani në disa mënyra dhe janë shumë praktike.

5. Punimet artizanale

5 49

Punimet artizanale nuk ikin kurrë nga moda, por këtë vit duket se janë më trendy se kurrë. Nga çantat e deri te vathët, punimet e dorës nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj. /Telegrafi/