LAJMI I FUNDIT:

Pesë të lënduar nga aksidenti i rëndë në afërsi të QKUK-së

Pesë të lënduar nga aksidenti i rëndë në afërsi të QKUK-së

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar pesë persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:20, ku të përfshira kanë qenë dy automjete.


Aksident i rëndë në afërsi të QKUK-së
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në afërsi të QKUK-së

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Telegrafi ka raportuar më herët lidhur me këtë aksident. /Telegrafi/