Është thelbësore që të gjithë të testohen për COVID-19 nëse zhvillojnë ndonjë nga shenjat kryesore paralajmëruese – por simptomat e Omicron mund të duken paksa të ndryshme nga variantet e mëparshme.
Varianti fillimisht u rendit në Botsvana, dhe më pas në Afrikën e Jugut në fund të nëntorit, përpara se të shfaqej në të gjithë botën.
Nuk është ende plotësisht e qartë nëse dy vaksina anti-COVID do të jenë të mjaftueshme për të mbrojtur kundër simptomave më të rënda të Omicron.
Simptomat e coronavirusit ende përfshijnë kollën më të zakonshme, temperaturë të lartë dhe humbje të shijes e nuhatjes. Por Omicron gjithashtu ka disa simptoma që janë specifike për atë variant të veçantë, sipas mjekut të përgjithshëm, Dr. Gary Bartlett. Pacientët kanë më shumë gjasa të zhvillojnë një ndjenjë të çuditshme gërvishtjeje në fyt, paralajmëroi ai.
Lodhja e vazhdueshme, dhimbjet e muskujve, madje edhe djersitjet gjatë natës, mund të jenë të gjitha shenja të infeksionit Omicron, shtoi doktori.
Dr Bartlett tha për Express.co.uk: “Simptomat e Omicron fillimisht mund të duken më të buta në krahasim me infeksionin nga varianti Delta. Varianti Omicron i COVID-19 mund të shkaktojë simptomat e zakonshme të njohura, të tilla si rrjedhje e hundës, ethe, kollë e vazhdueshme, dhimbje të kokës dhe fytit, dhe humbje të ndjenjës së shijimit dhe erës. Simptomat që mund të jenë më specifike për Omicron përfshijnë gërvishtjen e fytit në krahasim me dhimbjen e fytit, një kollë të thatë të vazhdueshme, lodhje ekstreme, dhimbje muskulore dhe djersitje gjatë natës”.
“Këto mund të jenë simptomat e para dhe të vetme të variantit Omicron. Mund të jetë e vështirë të bëhet dallimi midis COVID-19 dhe ftohjes së zakonshme pa testim PCR”.
Vetëm sepse e jeni infektuar me COVID-19 në të kaluarën, nuk do të thotë domosdoshmërisht se nuk do të infektoheni variantin Omicron, shtoi Dr Bartlett.
Është absolutisht thelbësore që të gjithë të kujdesen për ndonjë nga simptomat klasike të gripit – madje edhe ata që janë vaksinuar tre herë. Edhe simptomat e lehta duhet të ndiqen me një test PCR, paralajmëroi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?