Në këtë epokë ku çdo gjë duket se po lehtësohet, shëndeti i mirë faktikisht po bëhet një gjë e komplikuar për t’u arritur.
Edhe pse ekzistojnë miliona libra, dieta, medikamente, ushtrime, etj. duket se mbajtja e shëndetit asnjëherë nuk ka qenë më e vështirë, transmeton Telegrafi.
E vërteta është se mbajtja e shëndetit asnjëherë nuk duhet të jetë gjë e komplikuar.
Sidoqoftë, më poshtë i keni disa mënyra të cilat ju ndihmojnë ta përmirësoni shëndetin dhe të bëni një jetë të gjatë e të shëndetshme.
Terapia e qeshjes
Qeshja padyshim se është ilaçi më i mirë për shëndetin dhe jua largon stresin në shumicën e rasteve.
Kur qeshni, një furi kimikalesh lirohen nga truri të cilat janë po aq të fuqishme sa antidepresantët.
Ato jua forcojnë sistemin e imunitetit dhe kanë efekte antipezmatuese në enë të gjakut.
Gjumi i mjaftueshëm
Shumica e njerëzve nuk i japin rëndësi gjumit duke menduar se është shpenzim i kotë i kohës dhe se i ndalon ta kryejnë punën.
Por, mungesa e gjumit shpie në një listë të pafundme me rritje të rreziqeve të sëmundjeve shëndetësore.
Prandaj, për të jetuar një jetë të shëndetshme, këshillohet që t’i bëni tetë apo nëntë orë gjumë.
Dilni në natyrë
Shpenzimi i kohës në natyrë sjell kënaqësi dhe lumturi në jetë.
Kur dilni jashtë gjatë ditës, kjo ju ndihmon t’i shfrytëzoni më shumë aftësitë tuaja sesa kur i shfrytëzoni në shtëpi.
Bëjeni shprehi të ecni në mëngjes dhe kështu do ta përmirësoni shëndetin mendor, do ta ulni shtypjen e gjakut dhe do t’jua reduktojë rrezikun e kancerit.
Ushqehuni si japonez
Duke u ushqyer si japonez nuk nënkupton se duhet të hani shkopinj. Ju duhet ta kuptoni konceptin japonez të ushqimit, që nënkupton se duhet të hani derisa të jeni 80% të mbushur.
Pra duhet të hani derisa të ngiheni, por jo sa për të ‘shpërthyer’.
Ushtroni çdo ditë
Duhet ta bëni shprehi të ushtroheni në baza ditore.
Ushtrimet fizike ju ndihmojnë ta mirëmbani peshën, jua rrisin forcën muskulore dhe jua forcojnë sistemin e imunitetit.
Aktiviteti fizik jo vetëm se jua përmirëson disponimin por edhe ju mbron nga çrregullimet e shëndetit mendor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Mundimet e ëmbla” të Ramazanit: Këto dhjetë këshilla do t’ju ndihmojnë të ushqeheni siç duhet

Te njerëzit me sëmundje të veshkave dhe diabet të tipit 2, sëmundjet e zemrës mund të zhvillohen 28 vjet më herët

Çfarë është Implanon/ Nexplanon? Si funksionon kjo metodë kontraceptive

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet