LAJMI I FUNDIT:

Pesë raste të dhunës në familje, nëntë të arrestuar

Pesë raste të dhunës në familje, nëntë të arrestuar
Foto: Arkiv/Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, për çfarë janë arrestuar nëntë persona, prej tyre tri femra.

Sipas Policisë së Kosovës, në Drenas viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Fushë Kosovë, të martën është arrestuar një person i dyshuari pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


Në Gjakovë janë arrestuar dy të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshje janë sulmuar mes vete, po ashtu njëri prej tyre e ka sulmuar edhe viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar.

Nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy viktimave një mashkulli dhe një femre kosovare në Gjakovë janë arrestuar dy persona.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Vushtrri janë arrestuar tri femra pasi që kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

Lidhur me rastin nuk raportohet për lëndime, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Lajme
Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Kronika e Zezë
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Kurti: Qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin për formimin e legjislaturës së nëntë si fitues të zgjedhjeve

Kurti: Qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin për formimin e legjislaturës së nëntë si fitues të zgjedhjeve

Lajme
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori