Pesë raste të dhunës në familje në një ditë në Korçë, tre të arrestuar

Dhuna në familje vijon të jetë një nga fenomenet më shqetësues në shoqërinë shqiptare.
Vetëm në 24 orët e fundit, policia e Korçës ka bërë të ditur se ka vënë në pranga 3 persona, të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre, shkruan A2 CNN, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar penalisht.
Një 49-vjeçar dhe një 42-vjeçar janë arrestuar në flagrancë pasi kanë dhunuar bashkëshortet e tyre. Një 36-vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëjetuesin e tij.
“K. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë e Poshtme, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
B. S., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
A. B., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Po nga ky komisariat u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. V., 44 vjeç, banues në fshatin Prilep, Maqedonia e Veriut, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të bashkëshortes së tij, duke iu afruar banesës së saj;
S. S., 28 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia. /Telegrafi/


































