Lotët mund të derdhen si për shkak të dhimbjes ashtu edhe lumturisë. Shoqëria shpesh e sheh të qarit si një shenjë dobësie. Por nëse ju vjen për të qarë, mos i mbani lotët. Nga kjo me të vërtetë ka më shumë përfitime shëndetësore nga sa mendojmë
Sipas të dhënave, vetëm në ShBA, gratë qajnë rreth 3.5 herë në muaj, ndërsa burrat derdhin lot rreth 1.9 herë në muaj.
Në vijim ju sjellim disa nga përfitimet shëndetësore të të qarit:
1. Stresi
Një studim i vitit 2014 zbuloi se të qarat mund t’i ndihmojnë njerëzit të pushojnë gjatë kohës stresuese. Rezultatet e të qarit nuk janë të menjëhershme, dhe mund të duhen disa minuta para se trupi të fillojë të qetësohet.
Sipas studiuesve, e qara aktivizon sistemin nervor parasimpatik (PNS). Kur aktivizohet, PNS ka një efekt qetësues në tru.
2. Tensioni i gjakut
Presioni i lartë i gjakut mund të çojë në disa çështje serioze shëndetësore si goditje në zemër, sulm në zemër, dështim në zemër, çmenduri dhe madje edhe dështim të veshkave. Por lajmi i mirë është se sipas disa studimeve, të qarat jo vetëm që ulin tensionin e gjakut por edhe e mbajnë atë në kontroll.
3. Akumulimi i toksinave
Lotët që rrjedhin nga sytë tuaj ndërsa qani mund të pastrojnë mbeturinat, si tymi dhe pluhuri, nga sytë. Gjithashtu, kur qajmë, lotët tanë largojnë toksinat që grumbullohen në trup për shkak të stresit. Kjo heqje e toksinave ndihmon në uljen e niveleve të kortizolit në trup, duke rezultuar kështu në një gjendje shpirtërore më të lehtë. Prandaj, nuk është për t’u habitur që ne shpesh ndiejmë që pesha largohet pas një seance të mirë të të qarit.
4. Lëkundjet e humorit
Nëse po pyesni veten pse sjellja juaj është bërë agresive dhe vazhdoni të ndjeheni të shqetësuar dhe irrituar kohët e fundit, atëherë duhet të dini që nuk mund të ketë përgjigje përfundimtare. Lëkundjet e humorit mund të ndodhin për arsye të ndryshme. Një arsye e tillë është akumulimi i manganit në trup,
Kur qajmë, mangani i tepërt rrjedh nga trupi së bashku me lotët tanë. Kjo zvogëlon përqendrimin e tij në trup, dhe, si rezultat, ju bën të ndjeheni të qetë dhe të përqendruar, transmeton KosovaPress.
5. Dhembja
Kur jemi në dhembje fizike, disa lot shpesh shpërthejnë në mënyrë të pavullnetshme. Kjo është mënyra e trupit për të zvogëluar ndjesinë e dhembjes. Hulumtimet kanë zbuluar se përveç të qenit qetësues, duke derdhur lot emocional çliron oksitocinën dhe endorfinat. Këto kimikate i bëjnë njerëzit të ndjehen mirë dhe gjithashtu mund të lehtësojnë dhembjet fizike dhe emocionale.
Ndryshe, të qash çdo ditë nuk është një shenjë dobësie, përkundrazi është një super-fuqi njerëzore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare