LAJMI I FUNDIT:

Pesë persona të lënduar në aksident komunikacioni në rrugën Tetovë – Shkup

Pesë persona të lënduar në aksident komunikacioni në rrugën Tetovë – Shkup
Foto: Ilustrim

Pesë persona janë lënduar nga ku njëri më rëndë në aksident komunikacioni që ndodhi sot rreth orës 12:30 në rrugën rajonale Zhelinë – Grupçin, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Sipas Josifovskit në aksident kanë marrë pjesë “Golf” me tabela të Shkupit drejtuar nga S.A (74) nga fshati Bojane, “Volkswagen Turan” me tabela të Tetovës drejtuar nga Sh.G (37) nga Tetova dhe “Opel”, gjithashtu me tabela të Tetovës drejtuar nga personi Z.I (29) nga fshati Larce, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në aksident vozitësi i automjetit “Golf” S.A ka marrë lëndime të rënda trupore dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore në spitalin e Tetovës është dërguar në klinikat e Shkupit. Dy shoferët tjerë dhe dy bashkudhëtarët e automjetit “Volkswagen Turan” kanë marrë lëndime më të lehta trupore dhe janë lëshuar në mjekim shtëpiak.


Ekipi i SPB Tetovës ka bërë hetimin e plotë të ngjarjes dhe po punohet në vërtetimin e arsyeve dhe gjithçka tjetër lidhur me këtë aksident./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, gjithçka që dihet deri tani

Vrasja në Skenderaj, gjithçka që dihet deri tani

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Zbardhet kërkesa e avokatit të Veliajt në Gjykatën e Posaçme, kryebashkiaku ofronte garanci pasurore për lirinë

Zbardhet kërkesa e avokatit të Veliajt në Gjykatën e Posaçme, kryebashkiaku ofronte garanci pasurore për lirinë

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Posti i presidentit mund të bëhet pjesë e “pazareve” për qeverinë e re

Posti i presidentit mund të bëhet pjesë e “pazareve” për qeverinë e re

Lajme
Kalo në kategori